Në dy anët e rrugës së plazhit në Durrës vrullshëm kanë lulëzuar dhjetëra e qindra biznese me emra nga më të ndryshëm. Sapo kalon stacionin e parë të Plazhit, të bie në sy një emër i veçantë “Rexhep Tayip Erdogan”. Diçka e pazakontë në këtë kohë biznesi, pasi shumë emra lokalesh kanë emra perëndimore si Miami, Vivas, apo Amerika, por dhe mjaft të tjerë me emra tipikë kosovarë.
Në Durrës kanë menduar që të nderojnë presidentin turk duke i vendosur një dyqani emrin e tij.
Ai ofron shërbime 24 orë picash për klientët e tij e në hyrje të derës shkruan: “Ndalohet hyrja me rroba banje”. /Gazeta Shqip





