Ilir Meta pas takimit që zhvilloi paradite me ish-Presidentin Rexhep Meidani dhe ish-deputetin e PS-së, Koço Kokëdhima si dhe me kreun e PD-së Lulzim Basha, në mbrëmje po takon Kryeministrin, Edi Rama.

Takimi i dy aleatëve të koalicionit qeveritar po mbahet në vilat qeveritare në Durrës. Takimi Rama-Meta vjen në një kohë kur mes mazhorancës dhe opozitës po diskutohet mbi miratimin e paketës prej 7 ligje që shoqëron kalimin e ligjit për reformën në drejtësi.

Nga ana tjetër, janë shtuar zërat se mes aleatëve në qeveri po diskutohet dhe mundësia e krijimit të një qeverie teknike.