Një automjet policie është përfshirë pasditen e sotme në një aksident rrugor të ndodhur në zonën e Porcelanit.
Siç shihet nga fotoja e publikuar nga “Radio +2” në faqen e saj online, makina e policisë i ka dalë përpara një automjeti që në fakt ka përparësi.
Nga pamja shihet që dëmi material është i vogël, por që punonjësit e policisë të pranojnë se janë fajtorë në këtë mes si shumë vështirë është. Ndoshta shoferit të makinës së bardhë do t’i duhet të sorollatet nëpër polici si shkaktar i aksidentit.





