Mos vallë te Chelsea punon një shqiptar? Mbase po, kur sheh foton me të cilën klubi londinez i uroi sot ditëlindjen mesfushorit serb, Nemanja Matic. Ky i fundit feston 28-vjetorin, por jo gjithçka ka ngjarë me një festë ditëlindjeje pas postimit të bërë në “Tëitter” nga Chelsea. “Sot i themi ‘gëzuar ditëlindjen’ Nemanja Maticit”, – shkruhet mbi foton e mesfushorit. Deri këtu shkon gjithçka mirë, por mungesa e kujdesit të zyrës së shtypit është në foto, aty ku pas shpinës së Maticit duket qartë … flamuri shqiptar.Ky është pikërisht imazhi të cilin tifozët serbë kurrë nuk mund ta përjetojnë mirë, sa herë e shohin pranë lojtarëve të tyre apo çdokund tjetër. Disa prej tyre kanë reaguar keq ndaj klubit, duke e akuzuar se kjo gafë është bërë qëllimisht. Ata e kanë marrë si një “provokacije” të radhës, por kësaj here jo të nxitur nga shqiptarët. Ndryshe nga serbët, tifozët shqiptarë të Chelsea-t e kanë mirëpritur me shaka këtë postim. “Zgjedhje e mirë, sidomos me flamurin në sfond”, – i shkruan tifozi me emrin Asdren faqes zyrtare të klubit anglez, mes të tjerash.
Chelsea i uron ditëlindjen Maticit me … flamur shqiptar
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Horoskopi ditor, 23 dhjetor 2025
Parashikimi i motit, 23 dhjetor 2025
A është ai babai? Laert Vasili reagon për shtatzëninë e Serena Sulës
I shqetësoheni ushqimit dhe problemeve shëndetësore këtë fundvit? Ja si ta kontrolloni atë





