Një ditë më parë, këngëtarja nga Kosova, Linda Morina, habiti pushuesit në plazhin e Durrësit kur u shfaqet me super taka në brezin e rërës.

Por edhe sot, kur ishte përshtatur në veshje me vendin ku ndodhej, surprizoi sërish pushuesit.

Këngëtarja, që njihet për këngët e saj të shumta kushtuar figurave politike në Kosovë, kishte veshur një palë bikini të kuqe, që në gjoks kishin shqiponjën dykrenore.

Veshja sërish ngjalli komente të shumta mes plazhistëve, por shumicës iu duk disi e ekzagjeruar veshja e këtyre rroba banjove në plazh.