Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ftoi sot për drekë një emër të rëndësishëm të Partisë Socialiste, ish-Presidentin Rexhep Meidani, e bashkë me të edhe ish-deputetin socialist Koço Kokëdhima.

Pas dy orësh takim në një nga lokalet e ish-­Bllokut, i pari që ka dalë nga takimi ka qenë ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima.

Këtë drekë ai e ka quajtur vetëm si një “takim mes tre miqve të vjetër socialistë”.

Sipas Kokëdhimës, “çdo koalicion ka problemet e veta, por gjenden rrugët per t’u zgjidhur”.

“Dy partitë do të kenë aftësitë për t’i zgjidhur”-tha ai.