Merkato e verës vijon të jetë e ethshme për klubet e kategorisë superiore, me skuadrat që vijojnë të mbeten aktive. Ndryshe nga sezonet e mëparshme, këtë verë të gjitha ekipet pa përjashtim kanë kryer lëvizje të mëdha duke ndryshuar edhe fytyrë. Nga lëvizjet e deritanishme në merkato duket që vetëm Teuta ka ruajtur boshtin dhe deri diku Tirana me Vllazninë. Pjesa tjetër e skuadrave kanë ndryshuar duke nisur në masën 50% apo më shumë.
Skënderbeu kampion i cili ka qënë prej vitesh shembull në ruajtjen e grupit e nisi ndryshimin me trajnerin për të vijuar edhe me disa largime titullarësh. Nga Partizani janë larguar shumë futbollsitë të cilët nuk gjetën hapësira në formacion sezonin e shkuar teksa nuk mungojnë edhe afrimet cilësore të cilat janë parë edhe në ndeshjet e Champions League.Shumë ndryshime tek Kukësi duke nisur që nga stafi teknik i ndryshuar totalisht, për të vijuar me futbollistët që janë të shumtë si në hyrje dhe në dalje.
Laci ka habitur të gjithë pasi prej vitesh ka ruajtur boshtin e lojtarëve, por këtë vit kurbinasit parqiten me një revolucion total, duke nisur nga stoli për të vijuar me futbollsitët. Dy apo 3 lojtarë nga edicioni i fundit mund të rezistojnë tek bardhezinjtë. Totalisht të ndryshuar duken debutuesit e Korabit, që dëshirojnë të lënë gjurmë në elitë. Teuta ka ruajtur grupin e sezonit të shkuar, teksa ka ndryshuar trajner duke i besuar njeriut të shtëpisë Gentian Begeja.
Gjithashtu edhe Luftëtari është munduar të ruajë grupin, teksa ka lëvizur Tirana me Vllazninë që kanë konfirmuar trajnerët por edhe një pjesë të mirë të grupit.





