· Në kalata dhe radë, 25 278 tonë mallra (grurë, çimento, qymyr, melaminë) dhe 764 copë kontejnerë
· Priten edhe tri anije me 10 831 tonë grurë gjithsej
Dita e parë e javës dhe e gushtit 2016 vjen me një sasi të madhe anijesh në portin kryesor të vendit. Në kalata dhe në radën e jashtme ndodhen në procesin e ngarkim-shkarkimit 10 anije me 25 278 tonë mallra (grurë, çimento, qymyr, melaminë) dhe 2 të tjera me 764 njësi kontejnerësh TEU, tha dispeçeria e drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të personit juridik publik Autoriteti Portual Durrës (APD). Ndërkohë rrugës drejt portit të Durrësit po lundrojnë edhe tri anije me 10 831 tonë grurë gjithsej dhe 1 anije tjetër 1 276 tonë melaninë, që priten të mbërrijnë me 2 dhe 4 gusht 2016. /th. m./





