Specialistët e Sektorit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Durrës arrestuan një të ri nga Tirana që ishte në kërkim.
Në pranga ra Sedminelo Cukali, 26 vjeç, banues në Tiranë i dënuar për veprën penale “Falsifikim të vulave, stampave apo formularëve”.
Ai është dënuar me 4 muaj burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, vendim ky i lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





