Në gjendje të dehur ka vrarë veten një 56-vjeçar.

Ngjarja është shënuar këtë të diel që lamë pas në lagjen nr. 1 në Krujë, ku në banesën e tij është vetëvarur shtetasi D.K. 56 vjeç.

Policia bën me dije se nga veprimet e para hetimore dhe deklarimet e marra rezulton se viktima ka qenë në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.