Fillimi i muajit gusht ka regjistruar një fluks të jashtëzakonshëm në doganat që lejojnë hyrjen në Shqipëri. Radhë kilometrike janë krijuar në pikën kufitare të Muriqanit. Mësohet se numri i madh i automjeteve që duan të futen në Shqipëri përshkruan një distancë deri në 10 kilometër.

Një fluks hyrjesh ëshë shënuar edhe në doganën e Morinit ku prej orës 3 të mëngjesit deri në orën 8:30 kanë hyrë në Shqipëri 19146 shtetas kosovarë.

Fluksi i udhëtarëve vijon ende, por nuk ka pritje dhe radhë pasi kalimi zgjat vetëm pak minuta. Sipas Policisë Kufitare, fluksi bie pas orës 10:00.