Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi sot në aksin Lezhë-Laç.
Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Milotit, pas përplasjes së dy automjeteve midis tyre.
Mësohet se të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa emrat e tyre nuk bëhen ende me dije.
Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë aks rrugor.





