Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar familjen e Dijamant Zabergjës, një prej shqiptarëve të vrarë në sulmin terrorist të 22 korrikut në Mynih.

Merkel ka qenë e pranishme edhe në homazhet dhe meshën që u mbajt për 9 viktimat e këtij sulmi.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e Dijamantit, të cilët kanë publikuar fotografinë në “Facebook”, ndërkohë që pranë “zonjës së hekurt” është babi dhe motra e viktimës. 

Në këtë sulm, Dijamant Zabergja nuk ishte viktima e vetme shqiptare që humbi jetën. Aty u vranë edhe Armela Segashi dhe Sabina Sulaj. Autori i këtij sulmi ishte një 18-vjeçar me origjinë iraniane, i cili sipas autoriteteve kishte probleme mendore