Një i moshuar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Fratat të Mallakastrës.

Viktimë mbeti 80-vjeçari me iniciale B.S., i cili ishte duke ecur lëvizur me një kafshë, teksa është përplasur nga një automjet tip “Volksvwagen” i drejtuar nga 33-vjeçari Mentor Shehu.

Aksidenti u shënua rreth orës 20:55, ndërsa i moshuari ndërroi jetë në spitalin e Fierit.

Pas aksidentit, policia ka shoqëruar në komisariat shoferin e automjetit, 33-vjeçarin nga fshati Qesarat i Tepelenës, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.