Familja e kryeministrit Rama ka zgjedhur ta kalojë këtë të dielë të nxehtë korriku në plazhin e Durrësit.

Në fotot e siguruara nga DurrësLajm duket kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda, së bashku me djalin e vogël 2-vjeçar, Zaho.

Familja kryeministrore është zhvendosur këtë të dielë në bllokun e vilave qeveritare në zonën e Plepave në Durrës.

E ndërsa bashkëshortja Linda ndjek të voglin Zaho, edhe njëri nga badigardët, me veshje të përshtatur për ambientin ku ndodhet, ndjek nga shumë afër të gjitha lëvizjet e gruas së kryeministrit dhe djalit të tij të mitur.