Një 54-vjeçar shqiptar, banues në Itali, ka përfunduar në pranga pasi akuzohet se ka rrahur dhe përdhunuar për vite me radhë vajzën e tij 12-vjeçare.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në fshatin Angri, në provincën e Salernos.

Mediat italiane raportojnë se e gjitha ka ndodhur me arsyetimin e babait për të kuptuar nëse e bija ishte e ndershme ose nëse ka pasur marrëdhënie me ndonjë person.

Identiteti i babait shqiptar nuk bëhet i ditur nga autoritetet italiane.

Ai duhet t’i përgjigjet akuzave për “dhunë seksuale” dhe abuzim me vajzën e mitur përgjatë viteve 2004-2011, duke filluar që në moshën 6 vjeçare. Veç abuzimit seksual, vajza goditej me shuplaka dhe i përplasej koka pas murit nga ana e të atit, duke iu nënshtruar një dhune fizike e psikologjike të vazhdueshme.