Blero dhe e dashura e tij, Afrona, i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Blero tashmë ka fshirë çdo foto me modelen, ditën e dielë, pas publikimit të lajmit se ata nuk janë më në marrëdhënie.

Ishte Prive ajo që publikoi lajmin se me shumë gjasa ata ishin ndarë, sipas burimeve të afërta të çiftit dhe prej faktit se Afrona ishte kthyer nga Zvicra në Prishtinë vetëm. Vetëm pak kohë më parë, ata kishin udhëtuar për në Santorini ku kaluan pushimet bashkë.

Afrona gjithashtu i ka fshirë fotot e saj me Bleron nga Instagrami ditë më parë, dhe nuk e ndjek më këngëtarin në këtë rrjet social. Të djelën, ajo postoi një foto në Instagram, ku lexohet një shkrim që mund t'i jetë dedikuar pikërisht Bleros:

'Një ditë ti do të zgjohesh në mëngjes, dhe do të pyesësh veten se çfarë i ndodhi vajzës që të qëndroi pranë pavarësisht sa shumë e refuzove. Do të kujtosh gjithçka ajo ka bërë për ty, dhe gjithë dhimbjen që e bëre të kalonte. Do të kuptosh se sa e rëndësishme është ajo në jetën tënde dhe sa e mrekullueshme ka qenë ajo gjithmonë; por kur kjo ditë të vijë, ajo do të zgjohet në krah të djalit që i di këto'.

Çifti u shfaqën për herë të parë publikisht në korrik të 2015-ës, duke konfirmuar një lidhje që përflitej prej kohësh. Ishte marrëdhënia e parë publike e këngëtarit, pas ndarjes nga Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë, Tarën.