Ka ngjallur menjëherë dyshime, pasi dukej e braktisur. Por askush nuk e kishte menduar se ajo valixhe fshihte një sekret të tmerrshëm brenda.

Valixhja, e hapur në stacionin hekurudhor të Marakeshit nga ana e policisë, ka zbuluar trupin e një vajze të re të bërë copa-copa.

Mediet arabe thonë se policia ka nisur hetimet dhe sipas informacioneve të para duket se valixhja është vendosur në tren në stacionin e Fes-it.

Sipas të njëjtave burime, po kontrollohen të gjitha kamerat e sigurisë për të zbuluar personin që e vendosi valixhen në tren.

Tani për tani nuk është bërë ende identifikimi i viktimës, por sipas policisë arabe bëhet fjalë për një femër rreth të njëzetave që i janë prerë këmbët dhe koka.  

Autopsia pritet të zbardhë shkakun dhe orën e vdekjes si dhe të japë të dhëna të tjera që mund të lehtësojnë identifikimin e vajzës së re.