Frikë në portin e Marsejës për shkak të një shpërthimi nënujor.
Autoritetet franceze kanë evakuuar 77 pasagjerët e një trageti që do të nisej drejt ishullit të Korsikës.
Sipas medieve franceze, shpërthimi mund të ketë ndodhur për shkak të një mine të kohës së Luftës së dytë Botërore.
“Për fat të mirë shpërthimi poshtë tragetit ‘Jean Nicoli’ nuk ka shkaktuar asnjë dëm material” ka deklaruar prokurori I Marsejës Jean-Jacques Fagni. Ai njoftoi se ka nisur një hetim mbi ngjarjen.





