Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Rama ndodhet bashkë me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor ndodhet në Bruksel, pasi janë thirrur në një darkë pune nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Lajmi për takimin e kryeministrit është i ditur nga vet Lajçak përmes një postimi në “Twitter”, ku shkruan se ka përgëzuar Ramën për fitoren e mandatit të tretë qeverisës. Po ashtu ai tha se diskutuan për zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“Mirë që u takova përsëri me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Unë e përgëzova atë për fitoren e tij të fundit në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Lajçak.