Një sulm me armë ka tronditur Amerikën. Një person i armatosur ka hapur zjarr në qendër të Austin në Teksas. Mediat amerikane flasin për disa viktima, ndërsa autori nuk është kapur ende.

Policia në Teksas ka lëshuar alarmin në rrjetet sociale, ku u ka bërë thirrje qytetarëve t’i qëndrojnë larg qendrës së qytetit, ndërsa policia po heton ngjarjen dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.