Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një grua ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sofratikë në Gjirokastër, kur automjeti tip “Renault” është përplasur me murin rrethues të një lokali.
Si pasojë ka gjetur vdekjen 45-vjeçarja T.Xh dhe janë plagosur drejtuesi i mjetit E.Xh dhe pasagjerët S.Xh dhe K.L.
Të plagosurit u dërguan menjëherë në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.





