Një nga projektet më të diskutuara në vendin tonë, ka qenë padyshim edhe ndërtimi i varrezës murale. Brenda këtij viti, do të nisë puna për ndërtimin e një varreze të tillë në kryeqytet. Projekti i varrezave murale vjen si nevojë në kohën kur varrezat publike nuk kanë kapacitetet të mjaftueshëm për nderimet e fundit të personave që ndërrojnë jetë.

Sipas shpalljes së Agjencisë së Prokurimit publik, Bashkia e Tiranës ka vendosur si fond limit të tenderit për ndërtimin e varrezave murale shumën prej 6,7 milionë lekësh.

Burimet zyrtare të bashkisë së Tiranës thonë se ky insitucion është në fazën e lidhjes së kontratës dhe nisjen nga puna për rehabilitimin e varrezave në Sharrë.

Ky projekt ka hasur kundërshtime nga shumë përfaqësues të komuniteteve fetare dhe besimtarë të thjeshtë. Ata kërkojnë të kenë një varrezë ashtu siç ua kërkon edhe besimi i tyre, pra në tokë dhe jo në mur.