Detaje të reja janë bërë me dijen për ngjarjen e ndodhur në burgun e Shën Kollit në Lezhë, psditen e sotme. Shtetasi që humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga zjarri mësohet se është Flamur Sula, i cili vuante dënimin me 10 vjet heqje lirie, nën akuzën e tentativës për vrasje. Nga zjarri që ra në një prej qelive raportohet se 5 të burgosur janë lënduar dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje mbërritën forcat e zjarrfikësve, ambulanca dhe policia dhe aktualisht është bërë e mundur shuarja e flakëve.
Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar se zjarri i rënë ka qenë aksidental, nga shpërthimi i një bombole gazi për gatim.
Të lënduarit janë duke u trajtuar në Spitalin e Lezhës. E ndërkohë edhe një furgon me efektivë nga Tirana kanë shkuar në vendngjarje për të ndihmuar në situatën e krijuar.





