Një balonë është përfshirë nga flakët në Shetetet e Bashkuara të Amerikës e për pasojë kanë humbur jetën 16 persona.
Ngjarja tragjike ndodhi në Teksas, në orën 07:40, me orën lokale, 50 kilometra në jug të Austin. Sipas mediave ndërkombëtare, balona pasi mori flakë u rrëzua.
Rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.





