Ka nisur me humbje aventura e kombëtares U-18 për djem në basketboll, që merr pjesë në Divizionin B të Kampionatit Europian, ndeshjet e të cilit zhvillohen në Shkup të Maqedonisë. Kuqezinjtë e kësaj grupmoshe drejtohen nga trajneri Mired Jani, i asistuar edhe nga Erkand Karaj, por starti i tyre në këtë turne nuk ka qenë pozitiv. Madje kombëtarja është mundur thellë 94-39 nga Gjeorgjia, ndeshje e vlefshme për Grupin D (në këtë grup bëjnë pjesë edhe Sllovakia, Ukraina, Anlgia e Skocia). Ndeshja është komanduar gjatë gjithë kohës nga rivalët lindorë, që u shkëputën shumë 30-12 që në periodën e parë dhe më pas e thelluan edhe më shumë avantazhin, duke i fituar të katërta periodat. Loja e kombëtares tonë nuk ishte e atij niveli që pritej, ndërkohë që kundërshtarët tanë ishin shumë më lart, në çdo drejtim. Çka konfirmon edhe një herë se niveli i basketbollit në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar me grupmoshat. Gjithsesi, kjo ishte vetëm sfida e parë për kuqezinjtë, që në takimin e dytë do të përballen me Ukrainën.
Basketboll/ Kombëtarja U-18 e djemve, debutim me humbje në Europian
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Krim makabër në Austri/ Kunati vret me çekiç 24-vjeçaren, autori tentoi të arratisej i mbuluar me gjak
Joz Marku e ndaloi në autostradë dhe e dhunoi bashkë me disa persona, prokuroria e Pejës merr në pyetje Edi Kuçin
Kryebashkiaku i Himarës thirrje banorëve: Largohuni nga banesat, ka rrezik për jetën nga zjarri
Himara në “Ferr”, nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive





