Policia e Durrësit bëri me dije këtë pasdite se një burrë është gjetur i mbytur në plazhin e Hamallajt disa orë më parë.

Por sipas pushuesve që kanë qenë në vendngjarje, ai ka humbur jetën teksa ata tentonin ta shpëtonin.

Njëri nga pushuesit thotë për “Jeta osh qef” se e kishte pranë viktimën gjatë momentit që ai po mbytej, por nuk mund ta shpëtonte, pasi kishte frikë se mbytej bashkë me të.

"Ckemi jeta osh qef!Para dy oresh ky person u mbyt ktu ne Hamallaj, e kisha afer po smunda ta nxirrja per shkak se nga paniku  mund tme mbyste dhe mua, po pritem sa erdhen dhe dy burra te tjere dhe e nxorrem ne breg, pastaj u mblodhen te gjith dhe per rreth 25-30 minuta u munduam qe tu zgjonte sepse ishte ne gjendje te fiket, pulsin e kishte teper te dobet, dhe se di sesi ktu nuk ka te pakten nje roje bregdetare qe te jape ndihmen e pare, sic e shihni videon pushuesit po mundohen ta realizojn, por smunden te benin gje, fatin e ktij personit i cili skishte asnji ta ferm aty nuk e dim, thjesht erdhi nji polic dhe beri nje telefonat dhe e nxorren me shezllon me andej, sot esht ky, neser nje femij, nje grua nje burr apo kushdo qoft,dhe siguri nuk ke fare, esht absurde qe nje person rrezikon te humb jeten ne kete menyre, nuk e di nqs ka shpetuar apo jo, shpresojm qe po", thotë njëri nga pushuesit, i cili shton se ka pasur shumë dallgë dhe gropa, në të cilat mund të zhyteshe thellë pa e kuptuar.

Ndërsa dikush tjetër shprehet kështu:

“Pershendetje joq. Jam ktu te plazhi i Hamallajt te Dr, pak me par nje person u mbyt ne det dhe e mor per ta shpetuar. Ambulanca dhe #policiaqeduam vonuan qe te vinin rreth 1 ore. Lind pyetja ku eshte shteti shqiptar qe nuk reagon per jeten e qytetareve te vet? Ky person humbi jeten”.

Këta pushues kanë dërguar video të momenteve teksa përpiqen të shpëtojnë të ndjerin, por për shkak të pamjeve të rënda, po publikohen vetëm foto të shkëptura prej saj.

Ndërkohë, viktima është i paidentifikuar ende. Policia dha detaje rreth tij, ai është i moshës rreth 40-45 vjeç, 1.76 cm i gjatë, i shëndoshë, me flokë të shkurtra (pak të thinjura) dhe ka të veshur një palë rrobabanjo ngjyrë blu me mbishkrimin “Sport”.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Aktualisht trupi i tij ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal Durrës.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e viktimës.