Mbytet një pushues në plazhin e Durrësit.
Ngjarja është shënuar këtë të shtunë, në sektorin Hamallaj, ku policia njofton se është gjetur i mbytur në det një shtetas i seksit mashkull, i paidentifikuar ende, i moshës rreth 40-45 vjeç.
Viktima është 1.76 cm i gjatë, i shëndoshë, me flokë të shkurtra (pak të thinjura) dhe ka të veshur një palë rrobabanjo ngjyrë blu me mbishkrimin “Sport”.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, por mbeten ende të paqarta rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.
Personi i mbytur ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal Durrës.
Ndërkohë policia vijon hetimet për identifikimin e viktimës.





