Dermatologia Xhiliola Doci thotë se nuk ka asnjë vështirësi në punë, në qoftë se e dashuron profesionin e saj.
Për çdo problem lëkure, duke nisur nga djegiet e zakonshme të lëkurës në periudhën e verës ku gjendemi, nga alergjitë e thjeshta e deri te problemet më të rënda në lëkurë, qytetarët e Durrësit drejtohen te mjekja e re e cila i pret me durim e dashuri pacientët e të gjitha moshave.
Krahas punës në spital e kemi parë plot me energji edhe në aktivitete të tjera sensibilizuese që organizon spitali Rajonal kundër Melanomës, sëmundjes kanceroze e cila po përhapet me ritme të shpejta. Jo vetëm në spital, por e kemi parë edhe në universitet ku u jep leksione studentëve të saj, ndërsa është nënë e një djali akoma të mitur.
Përpiqet që të punojë edhe në klinikë pasdite por me orare të reduktuara. Por sa nënë e mirë është për djalin e mitur? Sa kohë i kushton familjes, duke pasur angazhime kaq të mëdha në jetën e përditshme? Por çfarë këshillash u jep mjekja pacientëve para se të ekspozohen në diell? Cilat janë oraret optimale për të marrë rreze dielli? Çfarë këshillash iu jep pacientëve, dhe atyre që rrezikojnë Melanomën?
Ndjekim intervistën.
K.H.





