Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo mesa duket po kalon ditë relaksi. ‘The Sun’ ka publikuar disa foto dhe një video ku duket Ronaldo teksa argëtohet në shoqërinë e një biondeje misterioze. Ai është kapur nga kamerat amatore në një lokal nate në Ibiza, Spanjë. 

Ronaldo shihet duke u puthur me një bionde që nuk dihet se kush është. Muajin e kaluar, ylli portugez u filmua me një zeshkane në një jaht luksoz. Që pas ndarjes nga bukuroshja Irina Shayk, ai është parë në shoqërinë e shumë femrave të ndryshme.