Gjykata e Apelit fal mjekun italian Tullio Simoncini, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për mjekim të pakujdesshëm, si pasojë e të cilit humbi jetën pacienti Luca Ollivoto.
Vdekja e Olivotos ndodhi në vitin 2012 dhe për mjekimin e pakujdesshëm prokuroria kërkoi 4 vite burg për mjekun Simoncini, i cili u dënua në Shkallë të Parë me një vit e gjysmë. Pas këtij dënimi, Simoncini nuk bëri asnjë ditë burg pasi apeloi vendimin dhe me konvertimin e burgut në shërbim prove për 18 muaj ai tashmë ka fituar lirinë dhe pse u akuzua për një krim të rëndë.
Prokuroria kërkoi dhe dënimin e mjekut ndihmës Roberto Gandini, por për të u dha pafajësi në Shkallë të Parë, e cila është lënë sërish në fuqi në Apel.
Luca Olivoto ishte pacient që vuante nga kanceri dhe për këtë Simoncini i kishte premtuar shërim duke e kuruar me terapinë e tij, me sodë buke, e cila nga hetimet rezultoi një mjekim i pacertifikuar në protokollin mjekësor.





