Plazhi i Dhërmiut në Jug të vendit dihet që nuk është i preferuari vetëm i vajzave dhe djemve të shoëbiz-it, por edhe i njerëzve të politikës dhe administratës së lartë shtetërore. Për këta të fundit, kurioziteti për t’i parë si duken me rroba banje është më i madh, pasi gjithnjë shfaqen me veshje serioze në publik.

“Paparazzi” ka mundur të fotografojë me bikini një nga drejtoreshat më të komentuara të qeverisë së Edi Ramës, Briseida Shehaj.

Binte në sy fakti që Briseida ishte gjithë kohën në lëvizje, duke rendur pas nipit për ta ushqyer me fruta. Kjo është një nga rastet e rralla që drejtoresha fotografohet duke u argëtuar, që pas komenteve të shumta me të cilat u shoqërua emërimi i saj në krye të Drejtorisë së Tatimeve, shkruan sot suplementi “Panorama Plus”.

Edhe pse nuk duket të jetë marrë me sport këto kohë, regjimi i mirë ka bërë që të jetë në një peshë krejtësisht normale dhe e tonifikuar. Ajo ka qenë duke pushuar me vëllanë dhe bashkëshorten e tij, me të cilët ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.