Përballë vetëm në panele, por jo në Dhërmi. Janë politikanë dhe gazetarë të rëndësishëm në vend. Njerëz që ne i shohim në llogore të ndryshme në debate televizive, që zihen aq shumë, sa të duket se sapo të lënë studiot televizive, mund të vriten me njëri-tjetrin. Por jo, ajo është pjesë e performancës, ajo çfarë njerëzit duan të shohin e të dëgjojnë. Paparaci i ‘Panorama Plus’ i ka fotografuar teksa kalonin pushimet së bashku.

Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj

Aleksandër Frangaj, Armand Shkullaku, Damian Gjiknuri
Një nga moderatorët më kontraversë që ka ekrani shqiptar, Arian Çani, thotë shpesh se televizioni është një gënjeshtër e madhe. Në fakt, edhe mund ta besojmë teksa shohim në të njëjtin plazh bashkë ministra e gazetarë. Nëse janë duke caktuar temat e debatit për sezonin e ri, apo thjesht janë miq dhe ia kalojnë mirë me njëri-tjetrin, ne nuk e dimë. Por ama duket që janë më se të kënaqur teksa kalojnë pushimet në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Çuçi, ministri që blen fruta nga shezlongu
Ministri Bledi Çuçi është një nga frekuentuesit më të rregullt të plazheve të Jugut dhe gjithnjë në të njëjtin vend. Në shoqërinë e bashkë- shortes dhe të miqve të përbashkët, ai duket se ia kalon mirë aty, ndërkohë që si gjithnjë ka pamjen e njeriut që zor se mund t’ia prishë dikush apo diçka qetësinë që e karakterizon.


Por ama, kur kalon tregtari i frutave në breg të detit, aty ai nuk reziston. Si në këtë rast, ku është fotografuar nga paparazzi ynë, teksa blen disa lloje frutash nga shezlongu i tij. Një pamje paksa e rrallë për një ministër, i cili duhet të ushqehet vetëm në kushte komode të një restoranti.
Blendi Fevziun nuk e ndalin as retë për të shijuar detin
Siç e shihni edhe në foto, një nga ditët kur moderatori i njohur ka shkuar për plazh, nuk ka qenë ndër më të mirat. Re të shumta dhe aspak diell. Por kjo nuk e ka penguar Fevziun për të shijuar detin, sidomos thellësinë e tij, një nga pasionet e moderatorit.

Këta janë Vip-at që kërkojnë adrenalinë edhe në pushime
Për disa, pushime do të thotë të rrish shrirë në shezlong derisa të vijë orari për të ngrënë. Por kjo nuk vlen për të gjithë. Se ka ca tipa sportivë që nuk e durojnë dot jetën sedentare as në plazh. Ne po ju prezantojmë me dy prej tyre, të cilët paparazzi ynë i ka kapur fundjavën e kaluar në plazhin e Dhërmiut. I pari është ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, i cili gjithë energji ka provuar adrenalinën e një skafi të shpejtë teksa e ngiste vetë. Më pak i motorizuar, por jo më pak i ekzaltuar ka qenë ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Për të rikuperuar mungesën e oreksit dhe të gjumit, sepse e kanë mërzitur nëpër gjyqe, Fullani ka zgjedhur si terapi kanoen së bashku me një mikun apo trajnerin e tij.


Marrë nga suplementi "Panorama Plus"





