Është bërë traditë tashmë, që dikush nga dasmorët apo vetë njëri nga dhëndri apo nusja të bëjë ndonjë surprizë ditën e dasmës.
Këtë ka menduar të bëjë edhe një djalë shqiptar këtë 27 korrik në Malësinë e Madhe me atë që do të jetë partnerja e tij e jetës. Ka qenë një shaka shumë e rëndë, që në rast se nuk do të ishte shaka, do të ishte një situatë shumë e sikletshme.
Ai ka menduar që bashkë me kamerierët të bëjnë sikur rrëzohen dhe sikur torta e dasmës shkatërrohet e gjitha. Gjithçka ka qenë një shaka dhe brenda pak minutash ka ardhur edhe torta tjetër, ajo e planifikuar për këtë dasmë, ndërsa një person ka lajmëruar se gjithçka ishte menduar për të rritur humorin mes të ftuarve.
Nuk duhet të humbisni fytyrën e nuses në atë moment, e cila ngrin e tëra. Dhe me të drejtë!





