Një shpërndarës shqiptar droge është arrestuar nga policia italiane e provincës së Chietit, pasi është zbuluar se e fshihte lenden narkotike të destinuar për shpërndarje, në një pyll.

Shqiptari me iniciale B.A, i cili shpërndante marijuanë dhe kokainë në këtë zonë dhe që kishte precedentë penale, ishte pikasur nga karabinierët, pasi në rastet kur kishte blerës të mundshëm, ai drejtohej nga pylli dhe pas disa minutash dilte sërish duke përmbushur kërkesat e klientëve.

Pas disa kohë ndjekje, agjentët e kanë arrestuar në flagrancë shqiptarin, i cili ka pretenduar se kishte me vete vetëm një dozë të vogël.

Por uniformat blu kanë kontrolluar imtësisht pyllin ku kanë gjetur rreth 250 gramë marijuanë dhe 350 gramë kokainë. Gjithashtu jane zbuluar edhe pajisjet e duhura për të bërë ndarjen e drogës, si një peshore e saktësisë së lartë.

Vlera e drogës në treg kapte shifrën e 30.000 eurove.