Një 20 vjeçar nga Durrësi, Aldo Halili, dhe një 64 vjeçar nga Korça, Ylleson Shuli janë prangosur ditën e sotme në flagrancë në fshatin Beçisht të Tepelenës.

Policia e Gjirokastrës bën të ditur se dy të ndaluarit, së bashku me shtetasin A.H. të shpallur në kërkim kultivonin 1720 bimë, e dyshuar si Kanabis Sativa.

Bimët narkotike janë gjetur gjatë kontrollit në vendin e quajtur “Gropa e Vodicës” në fshatin Beçisht,Tepelenë.

Të gjitha bimët e gjetura janë asgjësuar me anë të djegies.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale " Kultivim i bimëve narkotike ,i kryer në bashkëpunim " parashikuar nga nenet 284 & 25  i Kodit Penal .