Një aksident me pasojë vetëm dëme materiale ka ndodhur në zonën e plazhit në Durrës, pranë vendit të njohur si “Rrota e Kuqe”.

Në aksident janë përfshirë dy automjetet tip “BMW” dhe “Opel”. Shkak i aksidentit duket se ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Siç duket edhe nga fotot, njëri nga automjetet ka hipur mbi trafikndarësen dhe për pak ka shpëtuar nga përplasja me njërën nga palmat dekorative.

Si pasojë, në rrugën ku ka ndodhur aksidenti është krijuar radhë e gjatë me makina deri në momentin që në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë rrugore.