Stadiumi i Mainzit, “Coface Arena” priti një ndeshje miqësore të veçantë. “Champions For Charity”, një sfidë kjo dedikuar legjendës së Formulës 1, Michael Schumacher.Dirk Nowitzki dhe Sebastian Vettel ishin kapitenët e skuadrave që zhvilluan këtë përballje mes “Kombëtares së Pilotëve” dhe “Nowitzki All Star”, me këtë të fundit që fitoi me rezultatin 9-6. Ishte një ndeshje, zhvillimin e së cilës familja Schumacher e kërkoi me ngulm për të falënderuar tifozët, që vazhdojnë të jenë pranë kampionit të madh të Formulës 1. Në këtë ndeshje ishin të pranishëm edhe Miroslav Klose, i grumbulluar në skuadrën e “Pilotëve”, si dhe Lukas Podolski, pjesë e “Nowitzki All Star”. Ashtu siç ndodh shpesh në ndeshje të tilla bamirësie, humori, harmonia dhe golat e shumtë janë ato që dominojnë, ndaj dhe kjo sfidë nuk përbënte asnjë përjashtim. Sebastian Vettel arriti të shënojë edhe një gol, pikërisht atë që e çoi rezultatin në 4-2 për skuadrën e Nowitzkit. Por kulmi i argëtimit të kësaj ndeshjeje ishte në momentin kur rezultati ishte 9-5, me Nowitzkin që mori përsipër të ekzekutonte një 11-metërsh. Ylli i NBA-së vendosi të imitojë penalltinë e Zazas në “Euro 2016”, por në fund rezultati ishte si ai i sulmuesit italian, topi i gjuajtur prej basketbollistit përfundoi mbi tranversën e portës së “Pilotëve”.
Vettel e Nowitzki, ndeshje futbolli për Schumacherin
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Gjermani/ Kush mundohet të shmang shërbimin shërbimin ushtarak, gjobitet me 1,000 euro
SHBA tarifa për mikroçipat e importuar nga Kina, hyjnë në fuqi në vitin 2027
Çfarë ndodh me trupin kur konsumoni vaj ulliri çdo ditë
Japonia mund të konsiderojë armët bërthamore, Kina paralajmëron për katastrofë globale





