Një 32-vjeçar ka vendosur t’i japë fund vetes për motive ende enigmatike.
Policia informon se ditën e djeshme, në fshatin Mazhe e Vogël të Krujës, është vetëhelmuar me fotoksinë shtetasi B.D. 32 vjeç.
Ngjarja është shënuar në banesën e viktimës, ndërkohë pasi është konstatuar nga ana e familjarëve , ai është transportuar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku dhe ka ndërruar jetë rreth mesnatës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”





