Policia e Durrësit ka vënë në pranga pronarin e lokalit në Hamallaj, ku një ditë më parë ranë në kontakt me rrymën elektrike dy punëtorë teksa po punonin aty.

Në pranga ra Fatjon Hajdërlli, 28 vjeç, banues në Hamallaj, i cili akuzohet për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Hajdërlli nuk ka respektuar rregullat e sigurimit në punë, pasi më datë 28.07.2016, rreth mesditës, duke vendosur ulluqe për ujin në tarracën e lokalit të tij kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike shtetasit O.B. 15 vjeç dhe L.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë”, sqaron policia.

Dy të dëmtuarit ndodhen në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.