*PD: Administrata e bashkisë, e fryrë! Buxheti i bashkisë shkon për paga. Qytetarët i kanë dyert të mbyllura në bashki, për problemet e tyre

PD në Durrës ka lëshuar kritika të ashpra ndaj punës që po bën e nuk po bën administrata e bashkisë së Durrësit. Kreu i grupit të këshilltarëve demokratë, Armand Teliti, në mbledhjen e këshillit, hodhi akuza për moseficencë të punës e të shërbimeve që japin punonjësit e bashkisë ndaj qytetarëve.

“ I bëj thirrje bashkisë të rishikojë administratën e fryrë. Pjesa me e madhe e buxhetit të bashkisë, shkon për pagat e punonjësve të cilët s’janë eficentë, më shumë nuk janë se sa janë në punë. Ndërkaq denoncoj me forcë edhe pagat e kryepleqve të zgjedhur në fshatra. Kryepleqtë janë zgjedhur në mënyrë manipulative, janë bërë zgjedhje të njëanshme.  

Selia e PD-së së Durrësit është mbyllur me kohë, pasi Osman Stafa u përzu nga drejtimi i partisë nga një grup brenda kësaj force politike. I vetmi zë ku demokratët dëgjohen është Këshilli Bashkiak.

K.H.