Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka verifikuar formularët e vetëdeklarimit në kuadër të zbatimit të ligjit për dekriminalizimin dhe ka konstatuar se 19 nga 140 deputetë nuk e kanë formularin e bardhë, ndërsa 7 prej tyre kanë marrë vendim pafajësie.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po verifikon edhe formularët për kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë.
Sipas KQZ-së, 50 kryetarë bashkie nuk kanë shënuar asnjë të dhënë.
Sa i përket ministrave, asnjë prej tyre nuk ka probleme me ligjin e dekrimalizimit.





