Këngëtarja Rita Ora është duke punuar kohët e fundit në sezonin e ri të “American’s Next Top Model” për rolin si udhëheqëse e këtij show- i televiziv.
Pasi ka dalë nga apartamenti i saj, ajo është parë me një veshje të veçantë. Rita kishte veshur një fustan të gjatë, të zi me lule të kuqe, e ndërsa flokët i kishte stiluar me shumë klas dhe rrethuar me trëndafila.
Bukuroshja 25- vjeçare me origjinë nga Kosova, dukej se ishte bërë gati për një vallëzim Flamengo dhe dukej në lartësinë e një femre “caliente” latine.





