Kreu i Policisë Rrugore është shkarkuar nga detyra.

Shkak duket se është bërë performaca e dobët në punën e tij, pasi aksidentet me pasojë vdekjen janë shtuar kohët e fundit. Vetëm një ditë më parë, një 55-vjeçar humbi jetën në Durrës.

Në vend të Mithat Tolës është emëruar Ardian Veliu, i cili aktualisht mban postin e kreut të Shkollës Bazë të Policisë.

Ndryshimet synojnë rritjen e performancës për parandalimin e aksidenteve.

Tola u emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Rrugore në tetor të vitit 2014.

Lajmi i shkarkimit erdhi në një kohë që kryeministri Edi Rama po përuronte komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë.