Finalizohet me sukses operacioni antidrogë “Thumana” nga specialistët e narkotikëve të Durrësit, të cilët kanë vënë në pranga dy të rinj dhe kanë sekuestruar 10 kg kanabis.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi i Arif Koçi 19 vjeç, dhe Bledar Rryçi, 22 vjeç, të dy banues në fshatin Thumanë të Krujës.

Ata u kapën në flagrancë në mjetin tip Audi me targa AA 675 JT, që drejtohej nga Bledar Rryçi, me rreth 10 kg kanabis dhe 1 peshore elektronike. Lënda narkotike u sekuestrua bashkë me 2 telefona celularë.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.S. 27 vjeç, banues në Mamurras.

Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.