Ka qenë një pakujdesi e zonjës së shtëpisë, shkaku i rënies së zjarrit në një apartament në katin e 7-të të banimit të një pallati në lagjen nr.6 të qytetit të Durrësit.
Ndërsa kishte lënë tenxheren në zjarr, familja kishte dalë xhiro dhe në momentin e rënies së zjarrit nuk ndodhej në shtëpi.
Fatmirësisht, sipas zjarrfikësve, nuk ka shpërthyer bombula e gazit, e cila mund të kishte përkeqësuar edhe më dëmet e shkaktuara në apartamentin e familjes Lila.
Kanë qenë komshinjtë ata që kanë njoftuar zjarrfikësit për flakët që kishin përfshirë apartamentin.
Në momentin kur në pallat ka mbërritur edhe familja Lila, në apartamentin e tyre çdo gjë ishte shkrumbuar.
Për fat të mirë, flakët nuk kanë përfshirë edhe apartamentet e tjera aty pranë.
K.H.





