Kristen Stewart ka folur hapur rreth jetës së saj private gjatë intervistës së saj të fundit. Ajo ka treguar se është shumë më e lumtur kur shoqërohet me femrat, duke konfirmuar kështu për herë të parë publikisht prirjet e saj seksuale.

Ylli i “Twilight” ka treguar për ELLE lidhjen e saj me Alicia Cargile dhe se tashmë ajo nuk e fsheh më faktin që e tërheqin femrat.

Më përpara mendoja se duhej të mbaja të fshehtë çdo gjë. Çdo gjë që bëja trasmetohej ndryshe. Nuk më pëlqente aspak kjo gjë, sepse i shndërronin lidhjet e mia në diçka jo të vërtetë. Por, kjo gjë ndryshoi pasi fillova të frekuentoja vajza. Pasi u tregova e hapur për jetën time private, gjithçka ishte më e thjeshtë dhe më e bukur." – thotë Stewart.