Një shqiptar ka sulmuar ish-të dashurën e tij mëngjesin e sotëm në rrugën “Nizza”, në Savona të Italisë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Raportohet se pas grindjeve, shqiptari e ka goditur gruan në fytyrë dhe trup.

Pasi ajo ra në tokë, ai kërkoi ndihmë. Vajza u dërgua në spital me autoambulancë.

Ndërkohë, shqiptari u largua nga vendngjarja para mbërritjes së policisë dhe është ende në kërkim.