Një incident gjatë punës për të vendosur disa ulluqe në një bar-kafe të një shtetasi në Sektor Hamallaj, për pak sa nuk u ka kushtuar jetën dy të rinjve.
Sipas policisë së Durrësit, rreth mesditës shtetasit O.B., 15 vjeç dhe L.Gj., 30 vjeç, banues në Tiranë kanë qenë duke punuar në lokalin e shtetasit F.H. kur kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Për pasojë, adoleshenti ndodhet i shtruar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi L.Gj. ndodhet në reanimacion.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





