Ndërkohë që merkato ka filluar të bëhet dhe më e nxehtë, lojtarët po përgatiten për rinovime, por dhe klubi po punon për të afruar lojtarë të tjerë pas mbrojtësit Borshi. Vetë shkodrani shprehet se e shikon si një mundësi të artë kalimin tek ekipi i Teutës, sipas tij një ekip elitar dhe me një strategji që funksionon më së miri. “Kam arritur akordin me skuadrën durrsake dhe jam shumë i lumtur për këtë fakt. Tek klubi i Teutës ka shumë lojtarë të rinj dhe ka një strategji shumë efikase, e cila funksionon me ndërthurjen e elementëve të rinj me ata me eksperiecë. Dua të falenderoj presidentin Hasanbelliu për mundësinë dhe ndërhyrjen e tij për afrimin tim tek klubi durrsak. Detajet e kontratës i ka biseduar im atë me drejtuesit e klubit. Kam kaluar një eksperiencë tek ekipi i Tërbunit dhe aty kam pasur kontaktet e para me Teutën, trajneri Magani e shprehu interesimin e tij, por që tani falë presidentit Hasanbelliu u realizua kalimi. Mua më mbetet vetëm të tregoj pjekuri dhe t'i shërbej ekipit. ”
Borshi: Kalimi tek Teuta mundësi e artë për karrierën time
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Zbulohet përmbajtja e propozimit iranian për SHBA-të: Të ndalen luftimet në të gjitha frontet!
Kushëriri i Bashar al-Assad del në gjyq për “krime kundër njerëzimit” në Damask
Trump: Përgjigjja e Iranit është plotësisht e papranueshme! Nuk më pëlqen fare
“Ndiejmë tensionet që vijnë nga Perëndimi”/ Marta Kos sulmon lëvizjen MAGA të Donald Trump, e vendos në një linjë me Rusinë dhe ‘autokratët e tjerë’





